蜜桃交友

K?rko

Papa: ta festojm? dat?n e Pag?zimit ton? si dit?lindje t? re

N? lutjen e Engj?llit t? Zotit n? fest?n e kremtimit t? Pag?zimit t? Jezu Krishtit nga Gjon Pag?zori, Papa reflekton mbi tiparet njer?zore t? fytyr?s dhe z?rit, t? cilat Zoti i zgjedh p?r t? dialoguar me bijt? e tij. “A ndihem i dashuruar dhe i shoq?ruar nga Zoti ?sht? pyetja, q? e fton secilin t’ia b?j? vetes?

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku pati në qendër të lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë, në Sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, festën e Pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, që kremtohet sot nga Kisha, me të cilën festë mbyllet periudha e  jashtëzakonshme e Krishtlindjes.

Ti je Biri im ? Djali i dishirit

Në sfondin e skenës së Ungjillit (Lk 3,15-16.21-22) është populli në pritje. Nga ai del figura e Jezusit, që bashkohet me të e merr pagëzimin për faljen e mëkateve. Më pëlqen - vijoi Papa - të kujtoj fjalët e një himni liturgjik që e kam cituar në disa raste të tjera dhe që e pasqyron shumë mirë qëndrimin e përvuajtur me të cilën njerëzit shkuan të pagëzoheshin nga Gjoni: “me shpirt lakuriq dhe me këmbë të zbathura”:

“E, kur Jezusi merr pagëzimin, ndodh Dëftimi i Zotit, i cili jo vetëm zbulon fytyrën në Birin, por bën të dëgjohet edhe zëri i tij, që ushton prej qiellit: ‘Ti je Biri im ? Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!”(v 22)

Fytyra dhe zëri

Fytyra dhe zëri - kujtoi Papa - duke e ftuar turmën e besimtarëve që e ndiqte në heshtje të plotë nga Sheshi i Vatikanit për t’u ndaluar në këto dy karakteristika njerëzore, që Zoti i bën të Vetat.

Para së gjithash fytyra - vijoi Ati i Shenjtë Bergoglio - Duke u dëftuar përmes Birit, Zoti cakton një vend të zgjedhur për të hyrë në dialog dhe në bashkim me njerëzimin:

Në fytyrën e Birit të dashur, që ne e njohim, është me të vërtetë Zoti; e pikërisht në fytyrën e Birit të dashur mund të shohim edhe tiparet tona, mund të zbulojmë se edhe ne jemi bij të Atit dhe të njohim praninë e tij në motrat dhe vëllezërit tanë”.

Zoti është dashuri

Së dyti, Ati bën të jehojë zëri i tij, që thotë: “Ti je Biri im, i dashuri” (v. 22):

E kjo është një tjetër shenjë që shoqëron zbulesën e Jezusit në çastin e pagëzimit. Zoti - theksoi Papa - nëpërmjet Fjalës, na tregon thelbin e natyrës së tij: dashurinë:

“Zoti është dashuri, Zoti na do të gjithëve si bij, le ta kujtojmë këtë! Kushdo që e mirëpret këtë dashuri ‘mbetet në Zotin e Zoti në të’ (1 Gjonit 4,16), e bëhet bir si Jezusi”.

Një breshëri pyetjesh aktuale, për forcimin e fesë

Të dashur vëllezër dhe motra - theksoi në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit Papa - festa e sotme na bën të sodisim fytyrën dhe zërin e Zotit, që duken në natyrën njerëzore të Jezusit, prandaj ta pyesim veten: a na do e na shoqëron Zoti, apo mendojmë se Ai është larg nesh ? A jemi në gjendje ta njohim fytyrën e tij tek Jezusi dhe tek vëllezërit tanë? A e dëgjojmë zërin e tij?

E edhe ta shfrytëzojmë këtë rast për të pyetur veten: a e mbajmë mend datën e pagëzimit tonë? Është ditë e rëndësishme, për t'u fiksuar ndër zemra: ditë në të cilën rilindem në një jetë të re, të radhitur në misterin e Krishtit dhe të Kishës: 

T'ia besojmë veten Virgjërës Mari, duke kërkuar ndihmën e saj që të dimë të jetojmë si bij të dashur.

12 janar 2025, 15:16

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >