Jubileu: Papa, le të jetë një rast për të kapërcyer logjikën e konfliktit
Ati i Shenjtë Françesku, në një mesazh të publikuar sot, 14 janar, në platformën sociale X në faqen @Pontifex, na fton t’i "rimendojë marrëdhëniet" midis individëve dhe popujve, duke përqafuar "logjikën e takimit".
R.SH. - Vatikan
“#Jubileu2025 le të përfaqësojë për të gjithë, të krishterë dhe jo të krishterë, një mundësi për t’i rimenduar marrëdhëniet që na lidhin si qenie njerëzore dhe komunitete politike; për të kapërcyer logjikën e konfliktit, për të përqafuar logjikën e takimit dhe për të ndërtuar një të ardhme paqeje.”
Një e ardhme “paqeje”, e përbashkët për çdo individ, nëpërmjet marrëdhënieve ndërpersonale dhe brenda komuniteteve ku ai banon. Ky është horizonti që Papa Françesku uron për jubileun – përshkruar sot, më 14 janar – përmes platformën sociale X në faqen @Pontifex, me të cilin Françesku arrin miliona besimtarë në nëntë gjuhë të ndryshme.
14 janar 2025, 13:19