ҽ

2025.01.18 Delegacioni i Fondacionit Katolik te Papa 2025.01.18 Delegacioni i Fondacionit Katolik te Papa

Papa: çmenduri të investosh për armë, që vrasin

Françesku priti në audiencë anëtarët e Fondacionit Katolik të Veronës, të cilët i nxiti "të bëjnë mirë gjithnjë" e "të gjithëve". Sërish nxitja e përdorimit të parave “për të mirën e të tjerëve”, përndryshe “plaken dhe e rëndojnë zemrën, duke e bërë të vrazhtë e të shurdhër për zërin e të varfërve”.

R.SH. / Vatikan

“Duhet të bësh mirë gjithmonë”, sepse “ngulmi i shpërblen ata, që punojnë me besnikëri”, e duhet t’u bësh mirë “të gjithëve, duke nisur nga më nevojtarët, sipas Doktrinës Shoqërore të Kishës”. Me këtë inkurajim të dyfishtë, të cilin e cilësoi si “program të bukur jete”, Papa Françesku iu drejtua delegacionit të Fondacionit Katolik Italian ë Veronës, pritur në audiencë sot, më 18 janar, në Sallën e Koncistorit në Vatikan.

Të jemi rojtarë të botës

Duke iu drejtuar rreth 60 anëtarëve të Fondacionit Katolik Italian të Veronës, që vepron në fushën e nxitjes së organizatave jofitimprurëse, ndërmarrjeve sociale dhe shoqatave të sektorit të tretë, Papa nënvizoi: “Ecja si shtegtarë në botë, na kujton se ne nuk jemi zotërinjtë e saj, por kujdestarët". Të gjithë ne, pra, jemi të thirrur të kujdesemi për "shtëpinë e përbashkët" që na e besoi Zoti, domethënë "ta kultivojmë dhe ta ruajmë sipas një rregulli të urtë dhe respektues", sipas kuptimit të duhur të termit "ekonomi", parë si "mirëmbajtje e mençur e shtëpisë".

Të investojmë në dobi të të afërmit

Papa i vlerësoi veprimtaritë e kryera nga Fondacioni Katolik Italian i Veronës në fushën shoqërore, nismat e solidaritetit, mbështetjen e vullnetarizmit e, në mënyrë të veçantë,  bashkëpunimin me dioqezën e Veronës - në ndihmë të familjeve dhe të rinjve. “Shkathtësia dhe bujaria e punës suaj - kujtoi - përkojnë plotësisht me emrin “CٳٴDZ” të Fondacionit, që përfaqësoni:

Më pas, një qortim: të mos harrojmë se paratë japin më shumë kur investohen për të mirën e të afërmit. Kjo është e rëndësishme, sepse situata aktuale e investimeve është shumë e keqe. Në disa vende, investimet që japin më shumë fitime janë fabrikat e armëve: investim për të vrarë. Janë çmendur! Kjo nuk është në dobi të njerëzve.

E kur paratë përdoren kundër dobisë së njerëzve - shpjegoi - "ajo plaket dhe e rëndon zemrën, duke e bërë të pandjeshme e të shurdhër për zërin e të varfërve". Ndërsa duke e vënë pasurinë "në shërbim të dinjitetit njerëzor", për Françeskun "ne vetëm mund të fitojmë": e, "duke i shërbyer të mirës së përbashkët" - theksoi Papa - "përmirësojmë lidhjet e shoqërisë në të cilën marrim pjesë të gjithë".

Të mbjellim të ardhmen, lumturinë, paqen

Përballë emergjencave të edukatës e të punës, Papa nxit “ta ripërtërijmë vazhdimisht besimin tonë në Provaninë e Zotit, që i prin me dashuri historisë, duke na bërë thirrje ta ndërtojmë të ardhmen sipas drejtësisë”: Ju bekoj nga zemra! Vazhdoni të bëni punë të mira, t’i bëni sepse kjo do të thotë të mbjellësh të ardhmen, të mbjellësh lumturinë, të mbjellësh paqen”.

18 janar 2025, 13:58