Papa: ?menduri t? investosh p?r arm?, q? vrasin
R.SH. / Vatikan
“Duhet të bësh mirë gjithmonë”, sepse “ngulmi i shpërblen ata, që punojnë me besnikëri”, e duhet t’u bësh mirë “të gjithëve, duke nisur nga më nevojtarët, sipas Doktrinës Shoqërore të Kishës”. Me këtë inkurajim të dyfishtë, të cilin e cilësoi si “program të bukur jete”, Papa Françesku iu drejtua delegacionit të Fondacionit Katolik Italian ë Veronës, pritur në audiencë sot, më 18 janar, në Sallën e Koncistorit në Vatikan.
Të jemi rojtarë të botës
Duke iu drejtuar rreth 60 anëtarëve të Fondacionit Katolik Italian të Veronës, që vepron në fushën e nxitjes së organizatave jofitimprurëse, ndërmarrjeve sociale dhe shoqatave të sektorit të tretë, Papa nënvizoi: “Ecja si shtegtarë në botë, na kujton se ne nuk jemi zotërinjtë e saj, por kujdestarët". Të gjithë ne, pra, jemi të thirrur të kujdesemi për "shtëpinë e përbashkët" që na e besoi Zoti, domethënë "ta kultivojmë dhe ta ruajmë sipas një rregulli të urtë dhe respektues", sipas kuptimit të duhur të termit "ekonomi", parë si "mirëmbajtje e mençur e shtëpisë".
Të investojmë në dobi të të afërmit
Papa i vlerësoi veprimtaritë e kryera nga Fondacioni Katolik Italian i Veronës në fushën shoqërore, nismat e solidaritetit, mbështetjen e vullnetarizmit e, në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin me dioqezën e Veronës - në ndihmë të familjeve dhe të rinjve. “Shkathtësia dhe bujaria e punës suaj - kujtoi - përkojnë plotësisht me emrin “颁补迟迟辞濒颈肠补” të Fondacionit, që përfaqësoni:
Më pas, një qortim: të mos harrojmë se paratë japin më shumë kur investohen për të mirën e të afërmit. Kjo është e rëndësishme, sepse situata aktuale e investimeve është shumë e keqe. Në disa vende, investimet që japin më shumë fitime janë fabrikat e armëve: investim për të vrarë. Janë çmendur! Kjo nuk është në dobi të njerëzve.
E kur paratë përdoren kundër dobisë së njerëzve - shpjegoi - "ajo plaket dhe e rëndon zemrën, duke e bërë të pandjeshme e të shurdhër për zërin e të varfërve". Ndërsa duke e vënë pasurinë "në shërbim të dinjitetit njerëzor", për Françeskun "ne vetëm mund të fitojmë": e, "duke i shërbyer të mirës së përbashkët" - theksoi Papa - "përmirësojmë lidhjet e shoqërisë në të cilën marrim pjesë të gjithë".
Të mbjellim të ardhmen, lumturinë, paqen
Përballë emergjencave të edukatës e të punës, Papa nxit “ta ripërtërijmë vazhdimisht besimin tonë në Provaninë e Zotit, që i prin me dashuri historisë, duke na bërë thirrje ta ndërtojmë të ardhmen sipas drejtësisë”: Ju bekoj nga zemra! Vazhdoni të bëni punë të mira, t’i bëni sepse kjo do të thotë të mbjellësh të ardhmen, të mbjellësh lumturinë, të mbjellësh paqen”.