Papa bie dhe shkakton shembje në parakrahun e djathtë
Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke shpjeguar se Papa është rrëzuar paraditen e sotme në Shtëpinë e Shën Martës, pa pësuar frakturë. Krahu është lidhur, për ta mbajtur pa lëvizur, si masë paraprake
R.SH. - Vatikan
“Sot në mëngjes, për shkak të një rënieje në Shtëpinë e Santa Martës, Papa Françesku pësoi një shembje në parakrahun e djathtë, pa fraktura”. Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë e Selisë së Shenjtë, ku sqarohet se “krahu është imobilizuar si masë paraprake”.
Françesku nuk i ndryshoi takimet e paradites së sotme, duke i mbajtur audiencat e ndryshme të planifikuara, përfshirë atë me Nosipho Nausca-Jean Jezile, kryetare e Komitetit Botëror për Sigurinë Ushqimore.
16 janar 2025, 16:35