蜜桃交友

K?rko

2024.12.18 Audienca e P?rgjithshme 2024.12.18 Audienca e P?rgjithshme

Papa: e v?rteta e jet?s s? njeriut n? gjenealogjin? e Jezusit

N? audienc?n e p?rgjithshme, Fran?esku p?ruron nj? cik?l t? ri katekeze p?r jubileun, t? titulluar "Jezu Krishti shpresa jon?" dhe reflekton mbi gjenealogjin? q? n? Ungjillin e Mateut citon figura femr?rore "t? huaja" p?r popullin e Izraelit, por qendrore p?r historia e shp?timit: ato simbolizojn? hapjen e Jezusit ndaj besimtar?ve dhe jobesimtar?ve

R.SH. / Vatikan

''Gjenealogjia e Jezu Krishtit përbëhet nga historia e vërtetë, ku ka disa emra problematikë dhe nënvizohet mëkati i mbretit David. Gjithçka, megjithatë, përfundon dhe lulëzon në Marinë e në Krishtin''. Papa komentoi gjenealogjinë e Jezusit, duke filluar me katekizmin e sotëm, gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në sallën Pali VI, një cikël të ri katekeze, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë vitit jubilar, me temën "Jezu Krishti shpresa jonë".

Në gjenealogjinë e Jezusit, thotë Papa, “shfaqet e vërteta e jetës njerëzore e cila kalon nga një brez në tjetrin, duke treguar tre gjëra: një emër që përmban një identitet dhe mision unik; përkatësinë e një familjeje dhe një populli; dhe së fundi pranimin e besimit në Hyjin e Izraelit.

Ungjijtë që flasin për Fëmijërinë e Krishtit flasin për konceptimin virgjëror të Jezusit dhe lindjen e tij nga kraharori i Marisë - kujtoi Françesku -: Ungjijtë kujtojnë profecitë mesianike që janë përmbushur në Të dhe flasin për atësinë ligjore të Jozefit, i cili sharton Birin e Hyjit në trungun e dinastisë Davidike. Ne Jezusi na paraqitet si një i porsalindur, fëmijë dhe adoleshent, i nënshtruar ndaj prindërve të tij dhe, në të njëjtën kohë, i vetëdijshëm për të qenë tërësisht i përkushtuar ndaj Atit dhe Mbretërisë së tij''.

''Dallimi midis dy ungjilltarëve - shpjegoi Papa - është se ndërsa Luka i tregon ngjarjet me sytë e Marisë, Mateu e bën këtë nëpërmjet syve të Jozefit, duke këmbëngulur në një atësi kaq të paparë. Mateu e hap Ungjillin e tij dhe të gjithë kanunin e Besëlidhjes së Re me gjenealogjinë e Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit. Bëhet fjalë për një listë emrash të pranishëm tashmë në Shkrimet Hebraike, për të treguar të vërtetën e historisë dhe të vërtetën e jetës njerëzore''.

18 dhjetor 2024, 10:32

Audiencat e fundit

Lexo gjith?ka >