ÃÛÌÒ½»ÓÑ

Gjithë Shenjtorët Gjithë Shenjtorët

Shenjtorët e javës 19 - 26 janar

E Diel 19 janar, Kisha katolike romake kremton të Dielën e Dytë gjatë vitit kishtar, ciklit tëtret 'C', e gjithnjë më 19 janar, kalendari përkujton shën Gjermanikun, martir i Filadelfies, Shën Gjonin ipeshkëv të Ravenës, Shenjtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku martirë.

R.SH. - Vatikan

Të hënën më 20 janar, kalendari kishtar përkujton shën Fabianin, papë e martir dhe shën Sebastianin, martir.

Të martën 21 janar, kalendari kishtar përkujton Shën Anjezen, virgjër e martire.

Të mërkurën më 22 janar, kalendari kishtar përkujton shën Vinçencin spanjoll, diakon e martir, shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik dhe shën Anastasin, murg e martir.

Të enjten më 23 janar, kalendari kishtar përkujton shën Emerencianen, martire romake dhe shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
 
Të premten më 24 janar, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.

TÑ‘ shtunën mÑ‘ 25 janar, kalendarit kishtar kremton festÑ‘n e Kthimit të Shën Palit Apostull, ungjillëzuesit të shumë popujve si dhe tÑ‘ popullit shqiptar.

TÑ‘ dielën e ardhshme mÑ‘ 26 janar, Kisha katolike do të kremtojë Dielën e Tretë gjatë vitit kishtar,  ciklit të tretë 'C' , dhe gjithnjë më 26 janar, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Timoteun e Titin, dishepujt të shën Palit e ipeshkvij.

19 janar 2025, 14:54