Kryegjyshi Edmond Brahimaj: bektashinjt?, kontribut p?r paqen
R.SH. - Vatikan
Pasi u takua, sot paradite (16 janar), në audiencë me Papën Françesku, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Edmond Brahimaj, së bashku me delegacionin shoqërues, bënë një vizitë në Dikasterin për Dialogun Ndërfetar e, më pas, erdhën në Radio Vatikan, për një bisedë në studio me kryeredaktorin e programit shqip, dom David Xhuxhën. Gjithashtu, Haxhi Dede Baba Brahimaj u prit nga drejtori editorial i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, Andrea Tornielli, si edhe nga përgjegjësi për Radio Vatikanin në këtë Dikaster, Massimiliano Menichetti.
Gjatë intervistës me dom David Xhuxhën, Kryegjyshi shprehu përshtypjet e tij nga takimi me Atin e Shenjtë Françesku, shpjegoi kontributin e rëndësishëm të bektashinjve në shoqërinë shqiptare dhe foli mbi idenë e shtetit bektashi në Shqipëri. Ta dëgjojmë…