Papa, seminarist?ve: t? dalim nga rehatia, shpresa nuk ?sht? mir?si e sheqerosur
R.SH. / Vatikan
Duhet braktisur rehatia e vendeve të para, "udhë të mirëfillta pa kry", nga të cilat është e nevojshme të tërhiqesh përvujtërisë. Në vend të tyre, duhet të bëhemi bartës të një shprese që nuk reduktohet në "mirësi të shqerosur" apo fjalë të sjellshme, por që bëhet "përkrenare" për t'u vënë në kokë e për të përballuar, kështu, mizoritë e botës.
Me këto fjalë Papa Françesku iu drejtua seminaristëve dhe edukatorëve të Seminario Mayor de San Pelagio, që ndodhet në brigjet e lumit Guadalquivir, në Kordobë të Spanjës, pritur sot, 17 janar, në Sallën Klementine.
Ta vëmë "përkrenaren e shpresës"
Bashkësia spanjolle nxitet të njohë "shenjat" e shpresës. E para është "drejtimi" i tyre: "qielli, takimi përfundimtar me Jezusin". Shtegtim, që kërkon guximin për t’i lënë "vendet e para", "vendet më të rehatshme", që Papa Françesku i krahason me udhë pa krye, nga të cilat mund të kthehesh mbrapa, duke ndjerë "lodhje e turp".
Shenja e dytë: Papa kujtoi se duhet menduar edhe për “rreziqet” e pranishme gjatë udhës. Këtë e provoi së pari Pelagius, "fëmija shenjt", me origjinë nga Kordoba, të cilit ia prenë kokën në vitin 925, kur ishte vetëm 13 vjeç, e vetëm për fenë e tij të krishterë. Ai vuri “helmetën e shpresës” mes vuajtjeve dhe mizorive të luftërave, që po copëtonin Spanjën e asaj kohe.
Mund të dëshmoni, mund të vijoni udhën e Zotit, të bindur se Jezusi do t'ju mbështesë gjithmonë e do t'ju japë forcën për të qenë bujq shprese.
Ushqim e strehim, kur mbizotëron lodhja
Shenja e tretë e shpresës përfaqësohet nga "zonat freskuese". Çdo udhëtim, shpjegon Papa Françesku, kërkon “mbështetjen e Atij, që është shpresa jonë e vetme, Jezusit". Ai është “shujtë”, përmes Fjalës dhe Eukaristisë, Ai është e strehë “kur ndalemi në mes të rrugës”, pse na rëndon tepër lodhja.
Pa këtë shpresë, nisja do të ishte marrëzi, por, duke besuar tek Ai, nuk kemi asnjë dyshim se do të arrijmë në portin e dëshiruar.
Mbështetja e "një morie kirenejsh"
Të mbjellësh shpresën, do të thotë të thuash "fjalë mirësjelljeje" ose të sillesh me "mirësi të ëmbël" - pohoi Papa. Udha në fund të fundit, është po ajo që përshkoi Jezusi, rrugë kryqash, por edhe mbështetjeje “ nga mijëra cirenej”.
Udhë në të cilën nuk mund përparosh i vetëm, por bashkërisht, duke udhëhequr, duk mbrojtur, duke ndihmuar e duke bekuar ata, që Zoti na i la si detyrë.