蜜桃交友

K?rko

  Papa n? audienc? me president?t dhe drejtor?t komb?tar? t? Caritas-it t? Amerik?s Latine dhe Karaibeve Papa n? audienc? me president?t dhe drejtor?t komb?tar? t? Caritas-it t? Amerik?s Latine dhe Karaibeve  (Vatican Media)

Papa - Karitasit t? Amerik?s Latine dhe Karaibeve: t? jeni engj?j p?r ata q? vuajn? padrejt?si

Para audienc?s s? p?rgjithshme, Fran?esku priti drejtor?t dhe kryetar?t e organizatave t? ndryshme t? shp?rndara n? kontinentin e Amerik?s Latine, t? cil?t i inkurajoi "p?r mbrojten" q? do t? thot? "roje, kujdes, mbrojtje": "?ojeni dashurin? e Krishtit me gjeste t? vogla kujdesi e bamir?sie"

R. SH. - Vatikan

“Mbrojtje” është fjala kyçe që përdori Papa për punën e Caritas-it të Amerikës Latine dhe Karaibeve, drejtorët dhe kryetarët e të cilit po takohen këto ditë në Romë për kursin e dytë të formimit. Françesku i priti sot, 15 janar, në Vatikan, para audiencës së përgjithshme. Në fjalën, që u drejtoi, përsëriti ftesën për “kulturën e kujdesit” që mund të përmblidhet pikërisht në termin “mbrojtje”.

Pranë atij, që psherëtin e qan për padrejtësitë e pësuara

Është një fjalë, që fjalori i Akademisë Mbretërore të Gjuhës Spanjolle e shpjegon si "kujdestari, mbrojtje, tutelë". Por edhe një kuptim tjetër, që e ka tërhequr fort vëmendjen e Papës: "Është shenjë që, në kohë lufte, me urdhër të komandantëve ushtarakë, vendoset në hyrje të viseve ose në dyert e shtëpive, në mënyrë që ushtarët e tyre të mos të dëmtohen". Ky përkufizim, sipas Françeskut, na kujton tekstet e Ezekielit Profet e edhe Apokalipsin apo Librin e Zbulesës, ku lexohet: "Zoti i kërkon engjëllit të tij: shëno një tau në ballin e njerëzv, të cilët qajnë e fshajnë për të gjitha neveritë që kryhen atje”.

Këtu - nënvizoi Papa Françesku - "Zoti na kërkon edhe ne, të dërguarve të tij, engjëjve të tij, në kuptimin e misionit, e pse jo edhe të pastërtisë, ta vendosim shenjën e kryqit të bekuar mbi ballin e të gjithë atyre që vijnë në Karitasin tonë, duke psherëtirë e duke qarë për padrejtësitë e shumta, madje edhe të neveritshme, të kryera kundër tyre”.

Mbartës të dashurisë së Zotit

Prandaj Papa i nxiti të pranishmit që “t'ia vënë virtualisht” këtë shenjë çdo varfanjaku, çdo profesionisti, çdo qenie njerëzore, që takojnë"; e kjo – vijoi - vihet  për ta njohur dinjitetin e tij si vëlla në Krishtin, si i rilindur me gjakun e Shëlbuesit, e edhe për të shikuar tek ai plagën e hapur të Shëlbuesit, që na shtrin dorën, në mënyrë që ta njohim misterin e mishërimit të tij”.

Në këtë kuptim, mbrojtja është “term hyjnor” - pohoi Papa Françesku - “është vetë Krishti i shkruar mbi ballin e çdo burri dhe të çdo gruaje e, si në një pasqyrë, edhe në zemrën tonë që, në brishtësinë njerëzore, duam të jemi mbartës të dashurisë së tij, me gjeste të vogla bamirësie dhe kujdesi”.

15 janar 2025, 12:50