蜜桃交友

K?rko

Papa Fondacionit t? Gard?s Zvicerane: mb?shtetja juaj ?sht? e ?muar

Fran?esku pret n? audienc? p?rfaq?suesit e organizat?s q?, prej 25 vitesh, mb?shtet an?tar?t e trupit papnor dhe familjet e tyre si gjat? viteve t? sh?rbimit n? Vatikan, ashtu edhe pas kthimit t? tyre n? vendet e origjin?s: ?sht? pun? q? k?rkon durim e “rojet e kan?”. Jam n? kontakt me disa prej tyre, rrin? shum? pran? Selis? s? Shenjt? - kujton Papa.

R.SH. / Vatikan

U krijua 25 vjet më parë për të mbështetur Gardën Zvicerane që kryen shërbimin në Shtetin e Qytetit të Vatikanit e sot e feston këtë përvjetor me një shtegtim në Romë. Fondacioni Papnor i Gardës Zvicerane punon për familjet e trupit ushtarak, veçanërisht për "arsimimin dhe formimin e fëmijëve në institucione të përshtatshme arsimore", "siguron mjetet për të garantuar, për të përmirësuar dhe për të përditësuar profesionalizmin dhe metodat e punës, të pajisjeve dhe të infrastrukturës".  Jep edhe ndihmë për ata që kthehen në vendin e tyre, përvojës në Vatikan. Papa Françesku u shpreh mirënjohjen anëtarëve të Gardës Papnore Zvicerane “për mbështetjen e tyre bujare” në këto njëzet e pesë vjet, me shpresë se “puna e tyre e vlerësuar” do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Rëndësia e bashkëpunimit

Papa Françesku theksoi sa i rëndësishëm është kontributi i Fondacionit të Gardës Papnore Zvicerane,"që rojet të kryejnë shërbimin e tyre të çmuar në mënyrën më efektive dhe për të mirën e të gjithëve" dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Gardën Papnore zvicerane "është shembullor e tregon se asnjë realitet nuk mund të vazhdojë i vetëm".

Të gjithë duhet ta ndihmojmë dhe ta mbështesim njëri-tjetrin, e kjo vlen edhe për ju, për bashkësitë individuale, por edhe për të gjithë Kishën.

Puna e Gardës Papnore të Zvicrës

"Të ndihmosh Gardën Papnore zvicerane do të thotë të mbështesësh Pasardhësin e Pjetrit gjatë shërbesës së tij në Kishën universale" - shpjegon Papa - e, duke i falënderuar rojet për "shërbimin besnik" të tyre, këshillon që angazhimi i Fondacionit “të jetë i gjallëruar përherë nga fryma e besimit dhe e bamirësisë”:

Garda Zvicerane ka ndryshuar shumë në kohët e punës, por qëllimi i saj kryesor mbetet gjithnjë i njëjtë: të mbrojë Papën. E kjo do të thotë edhe të japë ndihmesën në pritjen e shtegtarëve të shumtë që vijnë nga të katër anët e botës e që dëshrojnë t’i takojnë”.

Papa Françesku ndalet me shaka në këtë detyrë të fundit të Gardës Zvicerane:

“Duhet durim e rojet e kanë! Gjë e bukur kjo, për ta: përsërisin gjëra, shpjegojnë... Një durim shumë i madh. Ju lumtë!”.

Rëndësia e familjes

Lidhur me fushat në të cilat është i përfshirë Fondacioni i Gardës Papnore Zvicerane, Papa  ndalet tek ndihma që jepet për familjet e gardianëve të martuar me fëmijë, të cilët “janë shtuar” dhe nënvizon se “e mira e familjeve ka rëndësi themelore për Kishën dhe shoqërinë”.

Më pëlqen që martohen rojet; më pëlqen edhe që kanë fëmijë, që kanë familje. Kjo është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme.

Papa me familje

Pastaj, përsa u përket atyre, që kthehen në vendet e origjinës në fund të punës në Vatikan, Françesku beson se disa prej tyre mbajnë lidhje të veçantë me Selinë e Shenjtë.

Kam kontakte me disa prej atyre që rrinë shumë, shumë afër Vatikanit, afër Kishës. Nganjëherë thërrasin në telefon, dërgojnë ndonjë gjë; kur kalojnë nëpër Romë, më vizitojnë. Kontakt i bukur, ky që kam.

18 janar 2025, 14:06