蜜桃交友

K?rko

Hyn n? fuqi arm?pushimi izrael-Hamas dhe lirimi i pengjeve Hyn n? fuqi arm?pushimi izrael-Hamas dhe lirimi i pengjeve

Arm?pushimi n? Lindjen e Mesme n? fuqi, Hamasi d?rgon list?n e pengjeve

Tri gra jan? n? list?n e dor?zuar n? Izrael, nga pengjet e para q? vendosi t’i liroj? Hamasi. Hap i pritur, q? e vonoi shpalljen e p?rfundimit t? armiq?sive t? pakt?n dy or?. Priten edhe dy mij? kamion? me ndihma humanitare

R.SH. / Vatikan

Armëpushimi në Gaza është në fuqi, pasi ka nisur në orën 11:15 me orën lokale, 10:15 atë Italiane, pas vonesës së Hamasit për dërgimin e emrave të pengjeve për t'u liruar. Faza e parë duhej të fillonte sot në mëngjes, në orën 8.30 me orën lokale, por u shty pasi lëvizja vonoi, ndërsa më pas publikoi emrat e tri grave, që u liruan. Janë Romi Gonen, 23 vjeçe, e rrëmbyer më 7 tetor 2023 në sulmin e Hamasit mbi festivalin e muzikës dhe Emily Damari, 27 vjeç, që u mor peng po atë mëngjes gjatë sulmit në kibbutz të Kfar Aza ku ndodhej edhe Doron Steinbrecher, infermiere 31-vjeçare. Ndërkohë zyra e informacionit e Hamasit njoftoi se mijëra policë janë radhitur në të gjithë Rripin e Gazës, sipas një plani qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë, siç raportojnë edhe mediat izraelite.

Lirimi i pengjeve, i cili do të bëhet pasditen e sotme, është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar pas 470 ditësh lufte të Izraelit me Hamasin dhe parashikon një fazë të parë, që zgjat gjashtë javë, me lirimin e 33 pengjeve dhe të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e Izraelit. Më në fund, rindërtimi i Gazës dhe një strukturë e re qeverisëse e mbikëqyrur nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara.

Sulmet para armëpushimit

Sulmet nuk u ndalën as mëngjesin e sotëm, me numrin e të vdekurve në Rrip. Bilanci i viktimave: 13 të vdekur dhe 25 të plagosur. Në frontin politik izraelit, Fuqia Hebraike, një grup i ekstremit të djathtë, të cilit i përket partia e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, po largohet nga koalicioni që mbështet qeverinë Netanyahu. Dy mijë kamionë që transportojnë ndihma humanitare dhe mallra në anën egjiptiane të kalimit Rafah, po përgatiten të hyjnë në Gaza. Janë të ngarkuara  me ushqime, veshje, pajisje mjekësore, tenda, produkte higjienike dhe sende të tjera themelore për jetën. Burimet egjiptiane raportojnë edhe se 50 autoambulanca hynë në Gaza përmes vendkalimit Rafah, i cili u rihap mëngjesin e sotëm për herë të parë që nga maji i kaluar.

19 janar 2025, 14:45