蜜桃交友

K?rko

At Ibrahim Faltas Vikar i Kujdestaris? s? Tok?s s? Shenjt? n? Jerusalem At Ibrahim Faltas Vikar i Kujdestaris? s? Tok?s s? Shenjt? n? Jerusalem

N? Gaz? f?mij?t g?zohen, At? Faltas: “T? mos i zhg?njejm?”

Shpresa p?r paqen e t? vegj?lve n? Gaza, n? d?shmin? e vikarit t? Kujdestaris? s? Tok?s s? Shenjt?: "K?tu nuk ka fituar askush - shpjegon ai, duke cituar Sh?n Gjon Palin II - t? gjith? kan? humbur".

R.SH. / Vatikan

"Një breshëri telefonatash dhe mesazhesh mbërritën sapo agjencitë filluan të japin lajmin se ishte arritur marrëveshja për armëpushimin në Gaza. Por ndër mesazhet e para, më të bukurat ishin ato që më arritën nga fëmijët e plagosur në Gaza, për të cilët pranverën e kaluar bashkëpunova për t'i sjellë në spitalet italiane. Më shkruanin nga Italia, e në italisht, gjuhë që e mësuan pas dhjetë muajsh: 'Abuna, abuna! Mbaroi! Mori fund lufta!' . Më preken deri në lot.

Vikari i Rojtarisë të Tokës së Shenjtë, Atë Ibrahim Faltas, i cili në këto pesëmbëdhjetë muaj luftë ishte zëri i njohur i të pafajshëmve, i të ligshtëve, fëmijëve të krishterëve që vuajtën tragjedinë e luftës, na i rrëfen kështu ndjenjat që provoi në orët pas shpalljes së marrëveshjes. 

Armëpushimi, në rrezik

Tani, pasi janë qetësuar emocionet, Atë Ibrahimi flet për arsyet që sigurisht nuk e zbehin, por e dobësojnë entuziazmin e orëve të para. "Ka forca brenda të dyja palëve, dhe ndoshta veçanërisht në frontin izraelit, që nuk e kanë bluar këtë hap të parë drejt paqësimit dhe që po përgatiten të sabotojnë marrëveshjen në mënyra të ndryshme". Ndërsa Atë Faltas e thotë këtë, një njoftim i agjencisë së lajmeve duket se e konfirmon: “Kryeministri izraelit Netanyahu akuzon Hamasin se dëshiron të rishikojë disa pjesë të marrëveshjes në minutën e fundit, duke lënë të kuptohet se nënshkrimi mund të bjerë, por Hamasi e hedh poshtë këtë variant, duke deklaruar, në vend të tij, miratimin e tyre të bindur për tekstin e hartuar nga ndërmjetësit. “Përleshje - vazhdon Atë Ibrahim Faltas - që megjithatë e bëjnë të qartë se marrëveshja erdhi nga presioni i jashtëm mbi palët dhe jo nga shqetësimi i sinqertë për vuajtjet që u jetuan nga të dyja palët në këto muaj të gjatë lufte”.

Askush nuk fitoi

Pyetjes se çfarë reagimesh pati në këto orë, Atë Faltas i përgjigjet se “përveç një pakice të vogël fanatike, që do të kishte dashur të vazhdonte konflikti deri në fshirjen e Gazës nga hartat, shumica e njerëzve shprehin një ndjenjë kënaqësie, si në Tel Aviv, ashtu edhe në Gaza. Kujdes, mos i ngatërroni këto demonstrata kënaqësie, me ngazëllimet për fitore, sepse këtu askush fitoi e të gjithë humbën, pohon:

"Lufta është gjithmonë humbje. Kur nis e kur mbaron!”.

Gaza është shkatërruar

Njerëzit në Gaza janë të rraskapitur, 80% e shtëpive u shkatërruan, në veri ndoshta edhe më shumë. Tendopolet janë të mëdha e ndër ndjehet mungesa e ushqimit dhe e ujit. Shpresoj se efekti i parë i armëpushimit do të jetë vërshimi masiv i ndihmave humanitare. Sot në mëngjes fola me diplomatë nga disa vende fqinje, të cilët më siguruan se janë tashmë gati 600 kamionë plot me ushqime dhe furnizime mjekësore. Shpresoj të ndërtohen së shpejti spitalet fushore, për të zëvendësuar ato që u bombarduan dhe u shkatërruan.

Vuajtje edhe në Izrael

"Ne nuk duhet të injorojmë as vuajtjet në anën izraelite; mendoj për pengjet, por edhe për shumë familje që u shkatërruan nga këto muaj lufte, refugjatët nga Galilea e Epërme, për shembull. Besoj se, përveç ndihmave humanitare, bashkësia ndërkombëtare mund të japë kontribut edhe në aspektin e sigurisë dhe të ndërhyrjes ndërmjet palëve”.

Atë Ibrahimi u kthye kohët e fundit nga Siria, një tokë tjetër e rrënuar nga vite të tëra lufte: “Pashë një vend të shkatërruar, që do t’i duhen vite për t’u rindërtuar, pashë edhe gjendjen gjithnjë e pasigurt të popullsisë së krishterë” - tregon – Por më thonë se shkatërrimi i Gazës është edhe më i keq se ai sirian. E kam ndër mend të shkoj sa më shpejt të jetë e mundur në Gaza dhe të kontribuoj në ndihmën urgjente që po kërkon”.

18 janar 2025, 14:20