蜜桃交友

K?rko

At Gabriel Romanelli n? Gaza At Gabriel Romanelli n? Gaza

At? Romanelli: n? Gaza kthehet ngadal? jeta. Papa gjithnj? pran? nesh

N? k?to or? t? para t? arm?pushimit, famullitari i Kish?s s? Familjes s? Shenjt? n? Gaza tregon se si po shkojn? gj?rat, flet p?r "nj? hap drejt paqes" dhe p?r af?rsin? e Fran?eskut gjat? gjith? konfliktit. Mbr?m? telefonata e Pap?s p?r t? rr?njosur shpres?n dhe besimin n? paqe

R.SH. / Vatikan

Të shohësh detin pas më shumë se një viti, të ngasësh biçikletën, të kërkosh në tepricat e shtëpisë sate diçka, që të jetë spirancë drejt të shkuarës e që nuk e fshin atë që jetove: një foto, një objekt që të jep shpresë për të nesërmen dhe forcë për të rindërtuar të ardhmen. Janë të shumta pamjet që përshkroi për mediat e Vatikanit Atë Gabriel Romanelli, famullitar i Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza, i ardhur pak orë pas fillimit të armëpushimit.

 Atë Romanelli a mund të merret frymë lirisht në Gaza?

Po, sigurisht, edhe nëse në kohën e caktuar për fillimin e armëpushimit vijuan ende të shtëna dhe bombardime, mbasi pati vonesë në nxjerrjen e emrave të pengjeve, por tani armëpushimi u bë. Ka vërtet shpresë, njerëzit kanë filluar të mendojnë, të jetojnë. Këtu ka disa refugjatë që duan të shkojnë në shtëpinë e tyre ose ku ka qenë shtëpia e tyre, por deri tani nuk lejohet, sepse është zonë ushtarake dhe sepse ushtria dalëngadalë do të tërhiqet. Disa duan të shkojnë në det, veçanërisht peshkatarët, Gaza është në Mesdhe, kështu që pas më shumë se një viti kanë dëshirë të shohin detin, ndërsa autoriteti izraelit ka shpjeguar se nuk mund t'i afrohen ende detit për të peshkuar ose për të notuar, ngaqë shumë do të dëshironin edhe të notonin, pavarësisht nga të ftohtit. Sigurisht që ka lehtësim, njerëzit kanë filluar të mendojnë se si t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, si ta rikthejnë jetën e tyre në rrugën e duhur, por ka edhe pasiguri.

Së shpejti do të mbërrijnë ndihma të rëndësishme humanitare, edhe për këto ka nevojë të madhe.

Gaza është me të vërtetë e shkatërruar në të gjitha strukturat e saj. Pak janë ende në këmbë. Prandaj ndihma humanitare është e nevojshme, absolutisht e nevojshme. Pritet ndihma humanitare, e cila përbëhet nga ushqime, ujë të pijshëm, naftë, çka duhet për gjeneratorët dhe më pas për të gjithë sistemin elektrik. Njerëzit tashmë presin të kuptojnë se si mund të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Kjo nuk është përfshirë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, por gjithsesi do të ketë 600 kamionë, në vend të 400 që ishin para luftës. Gjatë luftës ka pasur ditë që nuk ka hyrë asgjë dhe kështu 600 është një shifër e mirë, sigurisht që nuk mjafton, por shpresojmë se vullneti i atyre që pranuan armëpushimin dhe ndihmën ndërkombëtare do të materializohet për të shpëtuar këtë popullsi prej 2 milionë e 300 mijë banorësh.  

Atë Gabriel na fol për afërsinë e Papës Françesku, madje mbrëmë ishte edhe telefonata e zakonshme që Papa bën gjithmonë për të treguar afërsinë e tij, por mbrëmë ishte një telefonatë e veçantë…

Ishte shumë bukur dje, Papa thërret në 8 këtu, 7 në Romë. E kështu thirri edhe mbrëmë. Pasi një numër të konsiderueshëm refugjatësh, disa prej tyre janë të sëmurë. E pati edhe fëmijë të vegjël, që tashmë kanë fjetur sepse errësohet heret dhe, duke pasur shumë pak dritë, e përdorim, për shembull, për të ndjekur internetin. Është për t’u çuditur që një numër i madh refugjatësh erdhën këtu për të na falënderuar se jemi gjithmonë me ta, madje bënë një pankartë me këto fjalë, ia kënduan Papa Françeskut, thanë një frazë në spanjisht, arabisht, anglisht, italisht dhe ai u përgjigj se ishte mirë t'i shihte atje dhe se ishte i lumtur që paqja po vinte në Gaza. Kjo shprehje i preku të gjithë dhe ne e dimë se armëpushimi nuk është sinonim i paqes por, siç thotë Papa Françesku, paqja po vjen, është një hap drejt fundit të kësaj lufte dhe fillimit të një etape të re në jetën e Rripit. Që nga fillimi i luftës na thërriste çdo ditë për t'u lutur, për të dhënë bekimin e tij, për t'u kujdesur për banorët e Gazës një nga një dhe u bë, siç tha Patriarku i Jeruzalemit, një nga bashkësia jonë, një nga besimtarët.

 Cila është gjendja juaj shpirtërore tani dhe cila, shpresa juaj për të ardhmen?

Jemi vërtet shumë të lodhur, shumë… të mos harrojmë se lufta është e tmerrshme kudo. Edhe kjo luftë ka qenë e tmerrshme dhe pastaj, kur pushon, vjen lodhja. Në përgjithësi ka një atmosferë qetësie, paqeje, por duhet menduar dita-ditës, sepse do të ketë shumë për të bërë dhe Kisha do të jetë gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë shpirtërisht, moralisht, materialisht. Duke falënderuar Zotin, Kishës këtu në Gaza nuk i mungoi bujaria e shumë njerëzve dhe, për shembull, muajin e fundit ndihmoi 10 mijë familje, rreth 60 mijë njerëz, duke dhuruar perime e fruta. Prej 3-4 ditësh presim ndihma të mëtejshme, të dërguara nga Patriarkana Latine dhe nga Kalorësit e Maltës, të bllokuara në pikën kufitare. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë. Shkollën e kemi rihapur para disa muajsh, kemi kursyer vitin e kaluar akademik '23-'24 dhe kemi filluar vitin 24-'25, por nuk mund të presim nxënës nga jashtë, është vetëm për vajza, për fëmijë refugjatë. Por shpresojmë të rihapim, të rindërtojmë… ka disa struktura të Kishës që u bombarduan, u shkatërruan, por Zoti do të na ndihmojë ne e, pranë Tij, edhe shumë njerëz me vullnet të mirë që janë kudo dhe gjithashtu duan të ndihmojnë për të ndërtuar paqen këtu në Gaza dhe në mbarë Tokën Shenjte!

19 janar 2025, 15:04